3.3 C
Kosovo
E shtunë, Dhjetor 7, 2019
Ballina Uncategorized Me bazë misrin, kjo është pija shqiptare që shton qumshtin tek gratë...

Me bazë misrin, kjo është pija shqiptare që shton qumshtin tek gratë dhe normalizon tensionin

Kjo që do t’ju tregojmë më poshtë është një pije e vjetër shqiptare, e përbërë nga katër përbërës të thjeshtë.

E kemi fjalën për bozën, e cila më së shumti është prodhuar në veri të vendit, e në veçanti, në zonën e Kukësit.

Boza ka katër përbërës kryesorë dhe baza e saj është mielli i mistrit.

Ajo formohet nga bashkimi i miellit të misrit e grurit sheqerit dhe ujit.

Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet e tjera duke pasur përbërës kryesor të sajin misrin, ndryshe nga llojet e saj në Turqi, Bullgari e Maqedoni ku mund të jetë gruri, elbi, meli ose/dhe qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 °C.

Nëse e lini në ambient me këtë temperaturë, pija mund të zgjasë edhe një muaj pa u prishur.

Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.

Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, si dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak.

Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje B.

608,993FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

Merkel: Vendet e BE-së të bashkëpunojnë për ndryshimin e klimës

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të veprojnë së bashku kundër ndryshimit të klimës, nëse dëshirojnë të luajnë një rol kryesor në këtë çështje,...
web
analytics