Me çka po i mbushë të pasmet Zanfina?

Zanfina Ismaili ka kohë që nuk është prezantuar para publikut me ndonjë projekt të ri.

Këngëtarja po qëndron muzikës, mirëpo vazhdimisht komentohet në mediat rozë.

Bukuroshja qysh prej fillimit të karrierës është karakterizuar me linjat e njëjta trupore, duke mos humbur apo shtuar shumë në peshë sa të dallohet.

Ajo është një femër energjike, e gjallë, e cila në performancat e saj ka ndezur gjithmonë atmosferën.

Zanfina herë pas here publikon imazhe të ndryshme në rrjetet sociale ku ekspozon linjat trupore me poza të ndryshme.

Komentet e ndjekësve nuk mungojnë asnjëherë herë duke e komplimentuar e herë duke e kritikuar.

Këngëtarja së fundi vjen me një imazh para pasqyrës, por duket që diçka nuk shkon me fotografinë.

Të pasmet e saj janë shfaqur në këtë formë ose si efekt i photoshop-it apo mbase ti ketë mbushur disi! Si mendoni?/Kosovarja/