Me dhe pa makijazh, Bebe Rexha tregon diferencën

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është treguar gjithmonë e hapur për fansat e saj.

Ajo ka treguar lirshëm për problemet me të cilat përballet, duke luftuar në vazhdimësi stigmën ndaj paragjykimeve për të prekurit nga shëndeti mendor, 32-vjeçarja tregohet e pa komplekse edhe sa i përket postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok një video, duke treguar dukjen e saj pa makijazh, krahasuar me atë kur bën makijazh.

Videoja në fjalë është pritur mirë nga fansat e saj, të cilët e kanë përgëzuar edhe për pamjen e saj natyrale dhe guximin për t’u shfaqur pa grim në rrjetet sociale./Telegrafi/