Me disa imazhe të publikuara Morena Taraku kujton nënë e ndjerë

Këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë.

Humbja e nënës mbetet momenti më i vështirë për Morena Tarakun, e cila sot ka kujtuar të ëmën me disa imazhe nga fëmijëria.

Në njërën nga fotot e publikuara këngëtarja shihet me të ëmën e saj, ndërsa tjetra është një portret i të ndjerës dhe duket se gjithë bukurinë ia ka përcjellë vajzës së saj.

Përndryshe, Morena ka disa muaj që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, i fundit është ‘Missed Call’. /Lajmi.net/