Më e mirë e ëma se e bija? Dhurata Dora na prezanton mamanë e saj

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.

Pak kohë më parë, këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Sa m’ke mungu’, një këngë padyshim dashurie, bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Si rrallë herë bukuroshja ndan momente nga përditshmëria e saj në rrjete sociale dhe me anë të një ‘Instastory’ Dhurata ka postuar një foto nga ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, Sara Hoxhes, partneres së reperit Ledri Vula,

Në foto këngëtarja duket krah të ëmës së saj, ku tregojnë ngjashmërinë e madhe që kanë me njëra-tjetrën si nënë e bijë./Top Albania Radio/