Me fjalë emocionuese Zanfina e kujton nënën e saj tashmë të ndjerë

Kanë kaluar 4 vite që nëna e Adelinës, Emës dhe Zanfina Ismailit, Mona ka ndërruar jetë.

Por, siç dhe e thotë Zanfina, ajo nuk ka vdekur përderisa jeton në kujtimet e të bijave, shkruan “InfoKosova”.

Zanfina sot e ka kujtuar me anë të një fotografie ku dhe ia ka bashkëngjitur një shkrim emocionues pamjes.

Ismaili për nënën e saj shkruan këtë kujtim: “Ata qe i duam nuk vdesin derisa jetojn ne kujtime. Besoj qe ekziston nje vend ne perjetesi, ku nje dite serish do te takohemi. #4vjet”./InfoKosova/