Me flokë e grim të njejtë Vjollca e Lulja bëhen si binjake

Tashmë dihet raporti i Vjollca Haxhiut me Lulen e Medës.

Ato kanë krijuar një shoqëri dhe miqësi të afërt duke u bërë kështu të pandashme.

I shohim vazhdimisht në evente të ndryshme, shëtitje e në shtëpitë e njëra tjetrës.

Lulja jo veç me Vjollcën por duket se me të gjithë kolgët e bashkëshortit të saj ka një raport të mirë.

Ajo fitoi famë falë Medës, e tani flitet e komentohet njejtë si emrat e njohur të estradës.

Së fundi Lulja është fotografuar me Vjollcën, me të cilën duken si motra, me floke e grim të njejtë.

Nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të cilët i quajnë kunata e motra.