Me flokë më të gjatë dhe shumë më ndryshe, Granit Canën e paskemi njohur 7 vite më parë në klipin e këngëtares së njohur

Granit Cana është nga banorët më të përfolur të Big Brother Vip.

Ish futbollisti nga Kosova u përfshi në debate përshkak të raportit të tij me Fifin, gjë e cila sipas shumë kujt është arsyeja që e penalizoi pasi ditë më parë ai u eleminua nga gara.

Por me Granitin ne qenkemi njohur 7 vite më parë.

Me flokë më të gjatë dhe shumë më i ri ish-futbollisti ishte shfaqur në videoklipin e këngës “Te amo” të Orinda Huta.

Ka qenë gazetari Ervin Kurti që përmes rrjeteve sociale e ka zbuluar një gjë të tillë duke thënë se Graniti ka shumë humor dhe energji pozitive.