Web Analytics
BallinaSHOWBIZMe fotografi të përbashkëta, Marina dhe Geti urojn vajzën e tyre për...

Me fotografi të përbashkëta, Marina dhe Geti urojn vajzën e tyre për ditëlindje

Vajza e moderatores Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi feston ditëlindjen dhe ka mbushur një vjet.

Marget – e cila i pagëzua në bazë të kombinimit të emrave të dy prindërve të saj – lindi 24 nëntor të vitit 2021.

“Gëzuar ditëlindjen kuptimi i jetës sime”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së realizuar nga Rezarta Shkurta.

Një dedikim për ditëlindjen e parë të vajzës e kishte bërë më herët edhe reperi i mirënjohur.

“Jeta e Babës, kur erdhe në jete ti, unë u linda për së dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat që vijnë e shkojnë gjatë rrugës. Babi do jete gjithmonë këtu për ty bija ime! Gëzuar ditëlindjen e paç jetë të gjatë e të lumtur Engjëlli im!”, kishte shkruar Geti. /Telegrafi/

Shiko postimin:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit