“Më gërvishtinin makinën dhe hidhnin thonj e flokë të lidhura tek dera”, Arjon Muça tregon si e “përndiqnin” vajzat

Arjon Muça ka treguar për “Why Not” në TV Ora edhe disa veprime të çudtishme që kanë bërë vajzë të ndryshme për të.

“Disa vajza më kanë gërvishtur makinën, më kanë hedhur thonj dhe flokë të lidhura tek dera e shtëpisë, më kanë shkruar me sprajt tek parkimi i makinës fjalë të ndryshme.

Unë bëhem shumë indiferent në momentin që nuk kam më kontakt me dikë dhe që nuk është pjesë e jetës sime.

Indiferencizmi i vret më shumë se sa një fjalë e thënë fort”, shprehet Arjoni.