Me grim “ka fshirë” njëzet vjet: Transformimi i pabesueshëm i 55-vjeçares ka lënë të gjithë pa fjalë

Pa botoks dhe hialuron është rinuar minimum 20 vjet.

Transformimi i femrës 55-vjeçare nga Azerbajxhani ka lënë botën pa fjalë.

Amvisa, e cila, sipas asaj që ka thënë, kurrë nuk është kuruar, pos kremrave më të thjeshtë për fytyrë nuk ka përdorur preparate të tjera, është transformuar në bukuroshe të vërtetë.

Artisti i grimit, Anar Agakishijev, i është përveshur me këmbëngulje punës që të fshijë gjurmët e pleqërisë dhe lodhjes nga fytyra të kësaj amvise të pakuruar.

Vetëm me qitjen mjeshtërore të grimit, pa botoks dhe hialuron, ka arritur që t’ia fshijë nga fytyra minimum 20 vjet!

Krejtësisht e pabesueshme, ku i mbetën rrudhat”, “Patjetër ka injektuar botoks”, “Nuk mund të besoj, çfarë transformimi”, janë vetëm disa nga komentet në rrjetet shoqërore.