Më i madh përshëndet më të madhin – Messi i drejtohet Casillasit pas pensionimit të spanjollit

Ish reprezentuesi spanjoll, ka pasur një karrierë të pasur, si te Real Madrid ashtu edhe në Kombëtaren e Spanjës, pa harruar edhe fundin e karrierës te Porto.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë dërguar mesazhe për Casillas, dhe njëri prej tyre ka qenë edhe Lionel Messi.

Palët kanë pasur përballje të mëdha në ndeshjet ‘El Clasico’ mes Real Madrid dhe Barcelonës.

“Iker po pensionohet, por ai kaloi në historinë e futbollit shumë kohë më parë”, ka thënë Messi në një mesazh nisur drejt AS.

“Jo vetëm sepse ai ishte një pikë referimi në La Liga, por edhe sepse arriti të fitoi gjithçka në nivel ndërkombëtar”.

“Ju jeni një portier mrekullueshëm dhe ka qenë vërtetë e vështirë për t’iu pasur kundërshtar.

Por, duke parë prapa, unë gjithashtu mendoj se ishte një rivalitet mjaft i mirë që na duhej të dilnim jashtë vetës sonë sa herë që ndeshnim njëri-tjetrin”.