Me imazhe provokuese, Rita Ora paralajmëron befasi për fansat

Rita Ora po vjen me diçka të re.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, nëpërmjet një postimi në Instagram i ka paralajmëruar fansat e saj se javën e ardhshme do të vijë me një befasi për ta.

“Një befasi e madhe javën tjetër…e ardhmja duket e artë, kush i ka parë të dhënat”, ka shkruar Rita.

Ky paralajmërim erdhi pas publikimit të disa fotografive nga gazeta britanike “The Sun”, imazhe në të cilat këngëtarja shqiptare shihet pranë yllit televiziv, Joey Essex.

Në fakt po dyshohet se kaluan natën së bashku dhe se mes tyre mund të ketë nisur një lidhje e re./Lajmi.net/