Web Analytics
BallinaUncategorizedMe kapakët e syve ngre kovat me 10 litra ujë

Me kapakët e syve ngre kovat me 10 litra ujë

Song Tao nga Shangdong i Kinës, ngre peshën deri në dhjetë litra, vetëm me anë të kapakëve të syve.

Burri 43-vjeçar vendos dy kapëse në lëkurë dhe pasi sigurohet se janë duke qëndruar si duhet, i kap kovat dhe i ngre lart.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur përmes grepave që i ka punuar vet, kap dorëzat e kovave dhe i ngre nga dyshemeja.

“Kam qenë valltar, por pasi e mësova këtë teknikë, tani e shfaqi kudo para njerëzve, për afro 26 vjet”, ka thënë Tao lidhur me rastin.

“Për gjysmë viti kam fjetur me kapëset në sy, për ta mësuar dhe forcuar mishin.

Sa herë që i kryej ngritjet, më pas kam dhimbje, por kjo është pjesë e shfaqjes”, tha ai.

Për teknikën e pazakontë, ai është nderuar nga provinca ku jeton, por është duke kërkuar që kjo të njihet si vepër arti dhe të përcjellet te gjeneratat tjera.

Shiko Videon:

https://youtu.be/7RPos83Od6w

Rrjetet Sociale

630,781FansaPëlqeje
28,195NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit