Me këtë brend luksoz vishet Mozzi

Jeta e këngëtarit Mozzik është jetë mjaftë e shtrenjtë dhe super luksoze, pavarësisht thjeshtësinë të cilën e karakterizon këngëtari.

Luksi është pjesë e përditshmërisë së këngëtarit, që nga veturat luksoze e deri tek markat e veshjeve më të shtrenjta, këtë mund ta argumentoni në fotografitë që ai shpërndanë në rrjetet sociale, shkruan ”Kosovarja”.

Markat e tij të preferuara mbeten Prada dhe Gucci, e që në një intervistë para disa viteve ka treguar se edhe çorapet i ka me një shifër marramendëse nga Gucci.

Kësaj here duket se këngëtari po vishet me Prada dhe është distancuar nga Gucci, ndoshta janë shifrat e larta që e kanë distancuar. /Kosovarja/