Me këtë dedikim, Yllka Gashi ia uron ditëlindjen nënës së saj

Aktorja e njohur shqiptare Yllka Gashi, është një personazh mjaft i dashur dhe i njohur për publikun.

Ajo njihet për rolet e shumta në fushën e aktrimit, derisa tash e disa kohë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka krijuar familje, mirëpo herë pas here e shohim të angazhuar në projekte filmike në Kosovë.

Së fundmi, ajo ka bërë një dedikim për nënën e saj, me rastin e ditëlindjes së saj.

N’këtë kohë t’jashtëzakonshme që po jetojmë, edhe sikur t’isha ma afër e di që me festu kish me qenë e pamundun, po e lus Zotin prindët e mi me jetu edhe gat‘ kohë t’shnoshë e në rehati, e ti mamë me e pasë po kët’ energji e vullnet që t’karakterizon se TI JE shtyllë e qendër e familjes tonë! Lus Zotin me ma mundësu sa ma shpejtë me t’pa e me t’përqafu e me t’a ni erën mamë! #urimeditelindja” , ka shkruar Yllka ndër të tjera Yllka, duke e shoqëruar me një fotografi të nënës së saj. /IndeksOnline/