Me këtë fustan provokativ Morena edhe “ish gruan” e të dashurit do ta bënte për vete

Morena Taraku këto ditë ka qenë emri më i përfolur në mediet rozë, pas raportimit të medieve turke se është në lidhje me këngëtarin turk Berdan Mardini.

Por, ani pse në mediet turke u komentua shumë, ku madje reagoi edhe ish-bashkëshortja e Mardinit, duke thënë se këngëtari nuk duhej të fliste në media për lidhjen e tij të re, pasi kjo ndikon keq në psikologjinë e fëmijëve të tyre.

Por, në anën tjetër, Morena duket se as nuk po merret aspak me këtë çështje.

Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video mjaft provokuese, ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër, derisa ka nxjerrë në pah asetet e saj trupore.

Ndryshe, Morena gjatë ditës së djeshme u fotografua nga paparacit në Turqi, duke vozitur motorin e këngëtarit turk, Berdan Mardini.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku)