Me këto fjalë e uron reja Afrimin për ditëlindje

Afrim Muçiqi është këngëtar i njohur i muzikës popullore, i cili iu bashkëngjit skenës muzikore 36 vite më parë.

Që nga atëherë ai u veçua për zërin e tij të ëmbël dhe nuk iu nda muzikës për asnjë moment, por gjithmonë u kujdes që të sjellë hite të reja.

Në familjen e këngëtarit sot është ditë feste, kjo për arsye se ai ka ditëlindjen që mbushi plot 51 vite jetë.

Në adresën e tij pati urime të shumta si nga familjar, miq e kolegë që me fjalët më të bukura u kujdesen t’ia bëjnë ditën më të lumtur.

Urimi më special ishte ai i rejës së vet, Albertinës, e cila zgjodhi fjalët më të ëmbla për ta uruar babin e dytë.

“Urime Babi Afrim edhe shumë të tjera” ishte mbishkrim i fotografisë. /Kosovarja/