Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thurur lavdata për qeverinë Kurti.
Ajo thotë se vendit i është kthyer dinjiteti dhe tani qytetarët paraqiten kokëlartë para botës.
Ajo thotë se Kurti po çmohet nga udhëheqës të ndryshëm të botës, ndërsa hedh akuza ndaj ish-krerëve të shtetit, çka i quan të paditur e të nënshtruar.
Çdo ditë, Qeveria Kurti po prezanton një version tjetër të qeverisjes nga ato që kishim.
Për herë të parë vendit i është kthyer dinjiteti.
Kryeministri po çmohet e po vlerësohet nga shumë udhëheqës e deputetë të shteteve më të fuqishme evropiane e nga shumë akademik e profesorë nga universitete prestigjoze botërore.
U bë shumë kohë duke qëndruar kokëulur nga marrja.
Udhëheqësit e vendit tonë ishin të paditur e të nënshtruar, që ndryshonin mendim vetëm sa për të përfituar për vete, të korruptuar e shumë lehtë të shantazhuar e edhe të akuzuar.
Tani qytetarët paraqiten kokëlartë para botës.
Tani kemi udhëheqës besnik, të ndershëm, të përpiktë e të mençur që qëllim të vetëm kanë mbrojtjen e interesave shtetërore.