Rastet e keq trajtimeve të shqiptarëve vijnë edhe nga shteti fqinj, Italia.

Një 20 vjeçar me origjinë shqiptare është denoncuar për nga-cmim, pasi ka keq trajtuar një turiste amerikane në tualetin e një lokali në Riomaggiore, Itali.

Turistja amerikane ishte në shoqërinë e shoqeve të saj, por në momentin që ajo është ngritur nga tavolina për të shkuar në tualet, 20 vjeçari shqiptar, që punonte si murator, siç duket e ka ndjekur nga pas.

Pasi e mbështeti pas murit, nisi ta prekte në pjesët intime, ka deklaruar policia.

Ka qenë pikërisht e reja që ka treguar episodet e tmerrshme.

Pasi ishte përballur me skenën e dhunshme të djalit, vajza e kishte shtyrë e më pas kishte bërtitur.

Policia italiane ka deklaruar se menjëherë pas këtij episodi, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është ulur sërish në vendin e tij në lokal, duke vijuar sikur asgjë mos të kishte ndodhur.

Kur shoqet kanë marrë vesh ngjarjen e frikshme, i kanë bërë foto agresorit , që më pas t’ia jepnin si provë policisë.

Pas denoncimit, policia identifikoi dhe nisi hetimet për shqiptarin, që tashmë akuzohet për “Ngacmim seksual”, raportojnë mediat italiane.