Më në fund, Evropa lehtëson bllokimin, futbolli u rikthye e plazhet u rihapen

Plazhet në Francë dhe Itali u hapën të shtunën, pasi vendet filluan të lehtësojnë bllokimet e koronavirusit, ndërsa tifozët e fubollit me padurim e pritën rikthimin e Bundesligës Gjermane.

Rihapjet janë një shenjë e madhe e normalitetit të kthimit për vendet e goditura rëndë nga pandemia, e cila ka mbytur më shumë se 307,000 njerëz, ka infektuar mbi 4.5 milion, e ka bërë një shkatërrim të madh ekonomik.

Por ndërsa vendet heqin kufizimet për të rritur ekonomitë e tyre, ka pasur frikë për një valë të dytë të infeksioneve që mund ta zhyten botën përsëri në mbyllje.

Frika të tilla kanë vonuar rikthimin e sportit, pasi që aty është e pamundur për lojtarët të praktikojnë masa distancuese sociale – dhe të gjithë sytë do të jenë në ndeshjet e së shtunës në Bundesliga.

Lojërat do të zhvillohen pa spektatorë dhe lojtarët do të duhet të ndjekin udhëzimet e rrepta të higjenës.