Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të ‘Big Brother VIP Kosova’, ka ndarë informacione emocionuese për fillimin e sezonit të tretë të këtij formati të njohur.
Në një intervistë të fundit, ajo ka konfirmuar se pritet që ‘Big Brother VIP Kosova 3’ të nisë në fillim të muajit tetor të këtij viti, duke shkaktuar entuziazëm mes fansave dhe ndjekësve të këtij spektakli të njohur.
“Jemi të kënaqur me kastin,” tha Muhameti, duke theksuar se ata janë në përgatitje të avancuara për këtë edicion të ri. “Kemi investuar shumë kohë dhe përpjekje për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për publikun, dhe jemi të bindur se ky sezon do të jetë një nga më të mirët deri tani.”
Producentja theksoi gjithashtu se fillimi i këtij sezoni do të ndodhë më herët se viti i kaluar, një lajm që padyshim do të gjejë jehonë pozitive te adhuruesit e formatit.