Më në fund u pajtuan Shyhretja dhe Remzia

Këngëtarja më e dëgjuar dhe kërkuar e muzikës popullore Shyhrete Behluli vazhdon të pëlqehet akoma nga një masë e gjerë.

Publiku e veçon dhe e respekton shumë si një këngëtare mjaft me nam, gjë që e dëshmon edhe karriera tash e katër dekada në skenën muzikore.

Përveç muzikës që sjellë e kontributit të dhënë tash e disa vjet, ajo është mjaft e përfolur edhe sa i përket jetës private e asaj familjare.

Derisa një kohë përflitej shumë për prishjen e raporteve me Shkurte Fejzën, pas saj radha u erdhi motrave Mustafa, gjë e cila bëri bujë të madhe mediatike kudo që kishte shqiptar e adhurues të Bilbilavë të Mushtishtit.

E pas, motrave Mustafa jo shumë kohë më parë, Shyhretja u përfol edhe për një prishje të mundshme të raporteve me Remzie Osmanin.

Dikur ato edhe kalonin kohë në shtëpitë e njëra-tjetrës, e kishe kaluar goxha kohë që nuk ishin parë së bashku, madje edhe në rrjetet sociale e kishin anashkaluar njëra-tjetrën.

Por, sot vendosën që të thyejnë akullin , kështu ashtu sollën një foto së bashku gjë e cila ua vendosi kapakun thashethemeve.

Rikujtojmë, se Shyhretja e pyetur në intervistën e fundit rreth raporteve me Remzien kishte thënë se flet me të veç se i dallon miqtë me kë flet më shumë e kë më pak./Kosovarja/.