Romanca e Krist Aliajt me Keisi Medinin është kthyer në një telenovelë më vete me prezencën e Sabianit, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Dyshja gjithë kohës janë në mbikqyrjen e babait të Keisit, gjë e cila Kristin në veçanti e ka vendour në një pozitë jo të lehtë.
Së fundmi teksa kanë qenë ulur së bashku në kuzhinë, Kiara i ka drejtuar një pyetje dyshes: Si do të vazhdojë marrëdhënia juaj? Kësaj pyetje i është përgjigjur, vetë Aliaj duke u shprehur se nuk do të ishte aspak mirë nëse ajo çfarë kishte krijuar deri tani me Keisin të prishej për hiçgjë.
“Sinqerisht për momentin kuptohemi shumë mirë. Është gjynah të prishet për asgjë. Për një ide, për komente. Do të ishte shumë gjynah,”-u shpreh Kristi. Kujtojmë që këtë javë në nominim janë Kristi, Maestro dhe Olta.
Më herët Keisi deklaroi se nëse Kristi eliminohet nga ‘BBV’ do largohet edhe ajo. Luizi i tha se kjo nuk ndodh pasi nëse largohet edhe Keisi, ikën dhe Sabiani. Shiko videon:
View this post on Instagram