Më shumë famë qeni i Morenës se disa të estradës

Modelja dhe këngëtarja kosovare Morena Taraku po vazhdon të jetë ndër zërat më të zhurmshëm e të përfolur në showbiz.

Jeta e saj private është mjaft e përfolur në mediat rozë, lidhjet e saja, veturat e çdo gjë tjetër që merr shumë vëmendje në mediat tona.

E bukura Morenë , njihet se është edhe adhuruese e kafshëve.

Ajo madje, mban një qen të cilin e ka quajtur ‘Boo Moi’, e për të cilin kujdeset si për një shok të jetës.

Edhe ai tashmë i njohur e shpesh në foto të përbashkët.

Madje atij i ka hapur edhe faqe në rrjete sociale dhe shihet numri i madh i ndjekësve.

Sot, bukuroshja , ka postuar më shumë foto të qenit të saj tek shihet se edhe qenin e ka mësuar me jetë luksoze që mund ta lakmojë edhe njeriu.

Ehh, kështu e ka edhe jeta , por e bukura Morenë e thotë: më mirë një qen mik se një mik qen ! /Kosovarja/

Boo Moi

Gepostet von Kosovarja Video am Samstag, 22. Februar 2020