Me tenxhere e tepsia, sonte do të jetë protesta më e madhe nga ballkonet kundër LDK-së dhe opozitës

Qytetarët sonte do të protestojnë në ballkonet e tyre kundër LDK-së dhe opozitës.

Kjo protestë do të mbahet pas caktimit të seancës për rrëzimin e qeverisë.

Njoftimi i plotë për media: Përkundër thirrjeve të qytetarëve dhe kërkesave tona, LDK dhe partitë opozitare nuk po i përfillin këto kërkesa.

Përkundrazi, vendosin për seancën për rënien e qeverisë në kohë krize shëndetsore.

Këto parti nuk janë duke i përfillur kërkesat e qytetarëve të Kosovës në rend të parë, Administratës të Parlamentit të Kosovës e cila ka konstatuar që salla e Kuvendit nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës, dhe kërkesat e Ambasadës të SHBA-ve, Britanisë të madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë për unitet politik dhe qëndrueshmëri të institucioneve.

Sonte në ora 20:00 po protestojmë kundër LDK-së dhe partive opozitare për mospërfilljen e këtyre kërkesave.

Qytetarët e Kosovës kanë sakrifikuar ndër breza për Kosovën për t’i pasur institucionet e saj legjitime dhe përfaqësuesit e saj për t’i mbrojtur qytetarët edhe në kohë krize shëndetësore.

Me vendimin për mbajtjen e seancës së nesërme këta politikanë po i shkelin edhe këto sakfrifica.

Sonte në ora 20:00 kërkojmë mbrojtje të interesit publik dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Sonte për 10 minuta e gjithë Kosova me zhurmë të mjeteve metalike kërkojmë anulimin e mbajtjes së seancës në kohë pandemie.

Sonte po protesojmë për shëndetin tonë e kundër këtyre politikanëve të papërgjegjshëm.

#NukJemiDele