Më zi se në pazar/ Nuk respektohen masat kundër pandemisë në autobusin e stërngarkuar për Hajvali

Në kuadër të vendimeve që mori Qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë ishin edhe rregullat e reja në trafikun urban dhe ndërurban.

Në bazë të tyrë numri i udhëtarëve duhet të jetë i kufizuar dhe shumë në shumë ulëse janë të vendosura shirita të kuq ku nuk duhet të ulesh në mënyrë që të mbahet distanca.

Por, në autobusin me numër 10 të Trafikut Urban të Prishtinës jo që pati ulëse të zbrazëta, por ishte i stërngarkuar nga udhëtarët që morën rrugën për në lagjen “Hajvali”.

Lexuesit e klankosova.tv kanë dërguar fotografi ku shihet dukshëm se këto rregulla nuk janë duke u zbatuar.