Këngëtari Mehedin Përgjeqaj Meda, ka paralajmëruar të gjithë fansat e tij se së shpejti do ta sjell një këngë të re e cila i dedikohet presidentit tashmë të ndjerë të Kosovës, shkruan “InfoKosova”.
Meda këtë njoftim e ka bërë në Instagram, ku dhe është mirëpritur nga fansat e tij.
Kujtojmë se Presidenti Ibrahim Rugova ishte themeluesi i LDK-së në të cilën pas ikjes së tij nga kjo jetë, u futën dy fëmijët e tij vajza dhe djali, por tashmë nuk janë pjesë e kësaj partie./InfoKosova/