Media italiane habitet nga Shqipëria: Si ka mundësi që nuk ka raste të koronavirus?

Virusi COVID 19 është kthyer një temë e ditës kudo në botë, teksa përditë raportohen dhjetëra jetë të humbura për shkak të tij.

Por ndërkohë që Italia është kthyer në një prej vendeve më të prekura nga ky virus, media italiane shfaq hapur habinë, sesi ka mundësi që koronavirusi ende nuk ka ardhur në Shqipëri.

Media italiane madje ka përcjellë dhe një lajm mbi faktin se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Ndërkohë drejtori në Tiranë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Raul Gonzales, ka sqaruar se kanë nisur studime për t’u përpjekur të kuptohet motivi sepse Shqipëria është e ‘pastër’.

Po sipas tij, në Shqipëri po kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe se deri më tani të gjithë personat e dyshuar kanë dalë jo të prekur nga virusi i rrezikshëm.