Mefi i përgjigjet Hysenit: Të mbajmë në xhep të vogël Skendo

Skënder Hyseni i ka quajtur sharllatanë disa nga zyrtarët e Vetëvendosjes që po flasin nëpër studio televizive për koalicionin VV–LDK.

Por, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci, i është përgjigjur menjëherë atij. Ish-gazetari i njohur i ka thënë Hysenit se ata “sharllatanë” të mbajnë në xhep të vogël.

“Skënder Hyseni paska dalë me një prononcim në lidhje me negociatat për koalicion dhe duke provuar të “qëndrojë lartë”, në atë snobizmin e tij të pa shije, e paska tradhtuar intensioni i brendshëm dhe në një moment qenka lëshuar në fyerje ndaj zyrtarëve të lartë të LVV. Pra, befasisht statura e aristokratit, degradohet si mos më keq.

Përdor fjalën sharlatan për njerëz të LVV-së, që edhe me dije, edhe me kulturë, edhe me kontribut të mbajnë në xhep të vogël Skëndo.

Në pjesën e “qëndrimeve” të të urtit Skendë, i kemi disa xhevahirë fantastikë, në njërën anë thotë se ne nuk do të bëjmë koalicion me këta “sharlatanët”, pastaj thotë se jemi të gatshëm të shkojmë në opozitë, e krejt në fund thotë “LDK-ja si parti serioze e institucionaliste, nuk do ta lërë vendin pa institucione dhe do të gjejë zgjidhje”.

Skëndë, na e dimë shumë mirë që të ishte për ty, kurrë nuk do të kishte ndryshime për të mirë në këtë vend, e dimë po ashtu se ti më mirë ndihesh deal maker’at e kohës së shkuar kur merrje poste ministrore dhe dështoje njëri pas tjetrit, se sa me kalibrin e prof. Besnik Bislimit.

Po çka me bë Skëndë që edhe elektorati i LDK-së po frymon në tjera orientime, prandaj s’fiton dot.

Elektorati i LDK-së ka votuar për ta çuar PAN-in në shpi, jo për të ja mirëkuptuar qefet e Skëndes me PAN-in” shkruan Bajçinovci.