Melihate Tërmkolli: LDK-ja e bëri Kurtin kryeministër, jo populli

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se kompromisi më i madh i LDK’së, ishte hyrja në qeverisje me Vetëvendosjen.

Tërmkolli u shpreh se Albin Kurti nuk e bërë populli kryeministër por e bëri LDK’ja dhe se LDK nuk kishte zgjidhje tjetër përveç me VV.

“Nuk ishte zgjidhja më e mirë por nuk kishte tjetër, kompromisi ma i madh në raport me VV është që ka hy në qeverisje me Vetëvendosjen, por kryeministër e bëri LDK’ja, janë pallavra që populli e bëri Albin Kurti kryeministër”, u shpreh ajo në T7

Ajo po ashtu ka thënë se Kurti nuk dezertoi nga përgjegjësitë shtetërore, duke thënë se ai u mund të tregoj egon e tij mbi popullin.

Tutje ajo ka thënë se Kurti pas shkakrimit të tij ‘është ndi njeriu ma i lumtur në botës sepse u lirua nga ajo përgjegjësi që nuk mund ta mbante’

Ndërsa për marrëveshjet sekret që fliste Kurti dje në seancë e rrëzimit të qeveirisë, Termkolli u shpreh se Kurti ‘ka probleme me parnoja poltike’