Melinda Ademi ngatërron datën e Pavarësisë së Kosovës

Me 17 shkurt 2008 Kosova ishte shpallur shtet i pavarur dhe Sovran.

Tani që janë bërë 12 vite që nga ky moment historik, dikush po ka telashe me mbajtjen mend të datës, shkruan “Kosovarja”.

Përderisa para dy ditësh, rrjetet sociale u vërshuan nga urimet e shumta për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë, ku nuk munguan as urimet e artistëve tanë, Melinda Ademi – rep artistja kosovare ka pasur problem me këtë datë.

Ajo ditën e paavarësisë e ka uruar dje me datën 18 shkurt, duke sjellë një imazh atraktiv.

Jo vetëm që imazhi nuk ishte i qëlluar për të uruar diçka historike e simbolike për vendin tonë, por ngatërrimi i datës nga Melinda bëri bujë mediatike.

Të shumtë ishin edhe ndjekësit që ia zunë për të madhe, ku nuk hezituan ta ngacmojnë.

Nuk dihet nëse e bëri me qëllim këngëtarja pasi që nuk kishte kohë më herët të uronte, apo e ngatërroi më të vërtetë?/Kosovarja/