Melinda e bëri të pendohet për postimet kundër, por reperja vazhdon me sulmet

Gjira mori vëmendje të madhe me postimet kundër Melindës, pasi kjo e fundit publikoi këngën e re.

Melinda nuk ka bërë ndonjë reagim publik edhe pas statuseve të Gjirës, e cila mes tjerash i përmendi edhe nënën e ndjerë, por duket se preferoi që gjërat t’i sqarojë privatisht.

Ajo thotë se e ka fshirë njërin shkrim pasi është sqaruar me të në privat, por që qëndron ende prapa asaj që ka thënë.

Por Gjira është detyruar të bëjë sërish një sqarim për herë të fundit.

Gjira shprehet se ajo nuk ofendoi nënën e askujt, por thjesht kritikoi Melindën që doli në klip e zveshur vetëm pak muaj pas ndarjes nga jeta të së ëmës.

“Nuk di a spo dini me lexu apo thjesht i interpretoni gjërat qysh po keni qejf.

Kërkush nuk ja ofendoj nanën.

Thjesht thashë që për mendimin tem kisha prit pak deri sa lansoj video tu kcy tëerk n’tanga e jo 3 javë mbasi që e shti nanën n’dhe.

Na falni që prita ma shumë marifet…poget ujku as në kto raste të ndishme nuk e ndrron zakonin.

Pata nevojë me sqaru sepse ju jeni tu mbajt ma shumë zi se dikush tjetër po për arsyen e gabuar.

Edhe është e vërtet…nuk më përket mu me gjyku kto veprime, sepse është çështje karakteri, , por ju e dini që kam qejf me fol kur askush nuk um vet.”, shkruan Gjira.