Web Analytics
BallinaLAJMI I FUNDITAKTUALEMelinda Gates thyen heshtjen që nga njoftimi për divorc

Melinda Gates thyen heshtjen që nga njoftimi për divorc

Javën e kaluar, bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda Gates njoftuan se ishin divorcuar pas 27 vitesh martesë.

Ata deklaruan se puna e tyre e përbashkët filantropike përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates do të vazhdojë, transmeton Indeksonline.

Së fundi Melinda e bëri deklaratën e saj të parë zyrtare që nga njoftimi i divorcit me Bill.

Ajo përmendi “qëndrueshmërinë” e saj dhe postoi një foto me tre fëmijët – Phoebe, Rory dhe Jennifer.

Melinda besohet të jetë ajo që bëri kërkesë për divorc duke thënë qartë në dokumente se martesa ishte “prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Sidoqoftë, detajet në lidhje me shkaqet dhe detajet e ndarjes mbeten të paqarta.

Divorci nga Gates premton të jetë më i shtrenjti në botë, me një kosto të vlerësuar prej 127 miliardë dollarësh./Indeksonline/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit