Web Analytics
BallinaSHOWBIZMelisa bën deklaratën e fortë: Mendoj që nuk kam qenë kurrë e...

Melisa bën deklaratën e fortë: Mendoj që nuk kam qenë kurrë e dashuruar, por…

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi është një ndër konkurrentet e “Dance Albania”, mbrëmjen e sotme performanca e saj ”ishte e bazuar tek filmi i Elvis Presley.

Melisa u shpreh se i bën shumë përshtypje dashuria e Presley-t me Priscillan, e pyetur nga partneri i saj në kërcim nëse është romantike, ajo bëri një deklaratë të fortë.

Melisa tha se mendon që nuk ka qenë kurrë e dashuruar, por është e dashuruar me idenë e dashurisë.

Erindi: Kaq romantike qenke ti?

Melisa: Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë e dashuruar, mendoj që jam e dashuruar me idenë e dashurisë.

Kujtojmë se Melisa ka qenë për një kohë të gjatë në një lidhje dashurie me Andin.

Edhe pse lidhja e tyre zgjati per shume muaj, duke u menduar nga publiku se do zgjaste shume ata ndane udhet me njeri tjetrin.

Derisa thuhet se Andi ka gjetur shpirtin binjak, Melisa nuk ka zbuluar asgje per jeten private.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit