Melisa publikoj këngën e re, Ronela Hajati i ka dy fjalë për të

Melisa Lleshi, para dy dite publikoj këngën e saj të re të titulluar “Leje”.

Ajo në orët e para të publikimit pati një sukses të madh ku arriti 1 milion klikime, shkruan infokosova.

E veçanta e këtij klipi është se pjesë e tij ishte Andi Shehu, ish konkurrenti tjetër i Përputhën.

Me të publikuar këngën shumë nga fytyra publike i dhanë përkrahje duke shpërndarë në profilet e tyre zyrtare.

E një ndër ta ishte edhe këngëtarja Ronela Hajati.

“Të pafsha ku ke ëndërruar” ishte mbishkrimi nga Ronela, ndërsa Melisa i ktheu, “Ta ha zemrën”./Infokosova/