‘’Mëngjesi i parë të tre’’, Orinda poston foton e parë si një familje e kompletuar!

Orinda Huta dhe Turjan Hysko ditën e djeshme (15 korrik) janë bërë prindër për herë të parë duke sjell në jetë një vajzë, së cilën ia vendosën emrin Atara.

E mëngjesi i sotëm është padyshim më i veçanti në jetën e tyre sepse nga dy familja u bë tre.

Çifti i njohur janë zgjuar për herë të parë pranë vajzë së tyre dhe Orinda ka ndarë me ndjekësit e saj imazhin më të ëmbël që mund të keni parë.

‘’Mëngjesi ynë i parë të tre’’, ka shkruar Orinda krahas një fotografie ku shihet me Turjanin dhe bebushin.

Prindërit e rinj na kanë befasuar me postimet e menjëhershme, pasi ndryshe nga shumë personazhe të njohura nuk kanë fshehur portretin e vajzës së tyre por kanë publikuar fotografi që në orët e para kur Atara erdhi në jetë.