Merr fund dilema, kjo është arsyeja e fshirjes së këngës “U kry” të Melisës!

Melisa Lleshi bëri boom me këngën e saj “U kry”.

E gjithë kjo pasi ishte në menaxhim të grupit “Diez Music” shkruan Indeksonline.

Por gjithçka mes tyre tashmë ka marrë fund, e kjo vërehet me fshirjen e këngës së parë nga “Youtube”.

Në një prononcim për Indeksonline, Bini Nebihu tha se kënga është fshirë nga kanali “Youtube”, pasi nuk është pjesë e Diez Music, sipas tij nuk është që ka pasur ndonjë arsye për daljen nga grupi.

“Kemi pasur mirëpritje për të dhe kemi punuar shumë për këngë të reja” u shpreh ai.

Bini tha se Melisa është liruar, pasi i ka kryer obligimet e mbetura./Indeksonline/