E shtunë, 12 Tetor, 2024
11.9 C
Pristina

Merr fund fejesa e tretë e Seldit

Seldi Qalliu i ka dhënë fund fejesës me Sindi Çela.

Kjo bëhet e ditur nga miq të ish-çiftit por është Sindi ajo e cila vazhdimisht po e mohon këtë fakt.

Ndërkohë nuk ka asnjë fotografi të përbashkët në llogaritë e të dyve në rrjetet sociale.

Seldi dhe Sindi u fejuan një vit më parë kur Seldi i propozoi asaj në datëlindjen e saj.

Por magjia nuk zgjati shumë.

Këngëtari thuhet se është beqar.

Prishja e fejesës nuk është gjë me të cilën nuk është mësuar këngëtari nga Shqipëria.

Sindi ishte e fejuara e tij e tretë.

Më parë ylli i hitit “Nutella” në videoklipin e së cilës shfaqet pikërisht Sindi, kishte dy fejesa të dështuara.

Për pesë vjet Seldi ishte i fejuar me Dafina Zekën, e bija e gazetarit Milaim Zeka.

Më 2016 i pyetur për përfundimin e lidhjes me Zekën ai kishte treguar se ishin ndarë në mënyrë paqësore.

“Aq shkoi, kaq ishte e shkruar”, kishte thënë Seldi.

Thuhet se Seldi dhe Dafina ishin takuar rastësisht vite më parë, periudhë kur Seldi përflitej për një aferë mediatike me kolegun e tij, Sinan Hoxha.

Ata shfaqeshin shumë të dashuruar, por nuk dihet ende nëse distanca ka qenë ajo që ka çuar në prishjen e fejesës.

Prej vitesh me radhë Dafina jetonte në Suedi, ndërsa Seldi në Tiranë.

Më 2017 Seldi hodhi edhe një herë hapin e rëndësishëm në jetën e tij.

Ai u fejua me këngëtaren Mimoza Shkodra.

Dyshja u fejuan në Zvicër derisa pritej një dasmë e shpejtë.

Lidhja e tyre u bë publike dy vjet pas ndarjes së Qalliut nga Zeka.

Dashuria me Mimozën u raportua se nisi kur ata bashkëpunuan për duetin “Pare, pare”.

Mediat raportuan se koncertet e përbashkëta me Mimozën, bënë që Seldi të afrohej me të shumë, duke u larguar kështu nga Dafina.

Me Mimozën ai është parë dhe fotografuar shpesh që nga viti 2012 kur ata realizuan klipin “Pare, pare”, klip që u dha mundësinë të merrnin shpesh ftesa çift për koncerte.

Por edhe kjo fejesë nuk zgjati.

Seldi deklaroi se ata u ndanë si dy njerëz të qytetëruar.

“Ne jemi ndarë si dy njerëz të cuiliziar, me këmbë në tokë.

Lidhja me Mimozën u bë e madhe sepse bëhet fjalë për dy këngëtarë, por ka njerëz që ndahen me 2 fëmijë dhe kam vënë re që janë ato hienat që japin mend sepse kam parë komente.

Ne të dy nuk e çuam veten deri në atë pikë që të bëheshim me fëmijë dhe të ndaheshim”, kishte thënë këngëtari.

Vitin e kaluar, u bë publike lidhja e tij me bukuroshen Sindi Çela.

Lajmin e bukur e dha vetë këngëtari në 23-vjetorin e lindjes së Sindit, pasi publikoi një foto teksa putheshin në buzë nga festa e bukur që i kishte organizuar.

Më vonë ata zbuluan se ishin njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat kishin rrjedhur në mënyrë spontane, pa planifikime.

Pasi kishin vetëm një javë që ishin njohur, Sindi zbuloi se Covid-19 i kishte “detyruar” të izoloheshin bashkë, duke nisur kështu bashkëjetesën.

Kjo sipas tyre, i ka ndihmuar që ta njohin edhe më shumë njëri-tjetrin.

Por nuk ishte “e treta e vërteta” për Seldin.

Në dhjetorin e vitit të kaluar dyshja fshinë çdo gjurmë të njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Ndarja u mohua dhe vazhdon të mohohet nga bukuroshja 11 vjet më e re se ai.

“Je ndarë nga Seldi ëëë..

Ju ndërron si çorapet!”, i ka shkruar një fans Sindit dhe ajo menjëherë i është përgjigjur: “Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?”.

Nga Rubrika