Web Analytics

Mes lotësh, Sara Hoxha rrëfen ditën kur shkoi nuse në Kosovë! (VIDEO)

Botuar nga: InfoKosova

Sara Hoxha, blogerja e njohur, njëkohësisht partnerja e Ledri Vulës dhe së fundmi konkurrente në “Dancing With The Stars” gjatë spektaklit të kërcimit ka ftuar vjehrrin e saj Agron Vulën në një vals.

Më tej gjatë mbrëmjes ajo mes lotësh ka treguar edhe për kohën kur shkoi nuse në Kosovë.

“Mora valixhet dhe u shpërngula në Kosovë. Prindërit e mi ishin në Gjermani ashtu si dhe vëllai, aty jetojnë akoma.

Ua ndjeja shumë mungesën, ua ndjeja shumë mungesën, më shumë ndihesha keq për mamin dhe babin se bënë një sakrificë shumë të madhe që ikën në Gjermani në mënyrë që unë dhe vëllai të shkolloheshim atje. Më përlot fakti se ato i merr shumë malli për mua dhe që nuk më kanë afër’-u shpreh Sara.

Përpos kësaj blogerja ka treguar edhe njëherë se si e pritën familja e Ledri Vulës.

“Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ata janë shumë njerëz të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh. Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje”-përfundoi Sara Hoxha.

Kujtojmë që ndonëse nuk janë të martuar, Ledri dhe Sara kanë një vajzë Poin tashmë dy vjeçe./iconstyle

Shiko videon:

Të FUNDIT