Mes një situate të komplikuar në jetën private, Donald Veshaj: Bëni atë që ju bën të lumtur

Aktori i njohur nga Vlora i shndërruar së fundmi në këngëtar, Donald Veshaj, po vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në showbizin shqiptar, ajo këtë kohë ka qenë tejet i komentuar për marrëdhënien me prezantuesen Bora Zemani.

Kjo për shkak të një postimi të bërë në rrjete sociale, i cili disi u shpreh se është penduar për atë që ka bërë në Big Brother dhe se shpreson që ‘bora’ të shkrihet sërish.

Ndërkohë, një reagim në internet u bë edhe nga vet ylli i “Përputhen” duke treguar se momentalisht nuk ka asgjë mes tyre.

Krijuesi i hitit “Nuk je” në një postim të bërë ditën e sotme mori vëmendje të madhe me përshkrimin, “Thjesht bëni atë që ju bën të lumtur”, tha ai./Telegrafi/