Mesazhi i Kurtit: Rrini në shtëpi, lani duart, lexoni libra e dëgjoni muzikë

Kryeministri i Albin Kurti, përmes një video-mesazhi ka falenderuar qytetarët dhe të gjithë ata që po punojnë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit në Kosovë.

Kurti ka thënë se vendimet e vështira kanë ardhur këto ditë pasi po përballemi me një situatë të pazakonshme, për të cilën ka thënë se është e përkohshme dhe do t’i kthehemi shpejt normalitetit, transmeton Zëri.info

Kryeministri ka bërë apel që të respektohen këshillat siç janë pastrimi i duarve, distanca me persona të tjerë por edhe të evitohet shtrëngimi i duarve.

Ky është mesazhi I Kurtit:

https://www.facebook.com/albini2017/videos/196742615093891/