Romanca e shumë komentuar e Romeos dhe Heidit vazhdon te mbetet në qendër të vëmendjes, ndonëse çifti ka ndarë rrugët e tyre përfundimisht.
Në një video të fundit në instastory, Romeo ka ndarë një imazh të bukur të hënës, duke shkruar mbi të: “Unë të shoh ty…”
Kjo frazë ka zgjuar aludime të ndryshme lidhur me Heidin, duke lënë të nënkuptohet se ndoshta ai po i dërgon asaj një dedikim indirekt.
Kjo nuk është hera e parë që ndjenjat e Romeos për Heidën dalin në sipërfaqe edhe pas ndarjes.
Ndërsa ishin pjesë e programit Big Brother VIP Albania, ai shpesh e ka krahasuar Heidën me dritën e hënës, duke i dhënë kështu një simbolikë romantike lidhjes së tyre.
Shiko foton: