Meshkujt dashurohen më shumë se femrat

Sipas një sondazhi të bërë në Britaninë e Madhe, gjatë jetës së tyre burrat dashurohen disa herë më shumë se gratë.

Në sondazh u përfshinë mbi 2 mijë të rritur, të cilët janë pyetur rreth raportove dashurore.

Anketimi arriti të zbulonte me shumë rreth mendjes së meshkujve, ku 50% e tyre thonë se kanë dashuruar me shumë se një grua në jetën e tyre.

Për gratë përqindja është shumë herë më e vogël.

Ndërsa 47% e të pyeturve konfirmojnë se në jetën e tyre kanë pasur vetëm një dashuri të madhe.

Gjithmonë sipas të dhënave të sondazhit, 5% e tyre rrëfejnë se nuk kanë rënë kurrë në dashuri, por pjesa më e madhe e madhe kanë qenë të rinj, të cilët shprehen se kanë ende kohë për ta bërë atë.

Tre të katërtat e të anketuarve pohojnë me krenari se aktualisht janë në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të dashuruar, por shumica e tyre nuk besojnë se do të martohen së shpejti.