Web Analytics
BallinaMësohet arsyeja pse ishte Albin Kurti sot në Gjykatë

Mësohet arsyeja pse ishte Albin Kurti sot në Gjykatë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka qenë i pranishëm tek Pallati i Drejtësisë në Hajvali.

Arsyeja e prezencës së Kurtit mësohet të ketë qenë ftesa për intervistim nga prokurorët lidhur me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga anëtari i Nismës Sociademokrate, Haxhi Hoti.

Kjo gjë u bë e ditur nga Berat Ganiqi i zyrës ligjore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit.

Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, tha ai.

Ndryshe Haxhi Hoti vazhdon të jetë në paraburgim, pas kërcënimit që i bëri Kurtit përmes rrjetit social Facebook.

Rrjetet Sociale

630,279FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit