Sot rreth orës 11:00 është plagosur një person në lagjen Dardania në Prishtinë.
Pak minuta më parë Blend Zyma, shoku i të plagosurit ka reaguar në Facebook me një postim ku publikon ku thotë se i plagosuri është shoku i tij Dëfrim Kuqi.
”Sot nga te shtenat me arme ne lagjen dardania, ka mbet i plagosun rond shoku jem i lagjes qe nga femijria, Defrimi.
Gjendja shendetsore sipas mjekve osht e rond, pavaresisht rrethanave te ngjarjes sepse pak e hiq kemi informata, ne kto momente te lutemi t’gjithe qe Defrimi ta tejkaloj kete sfide dhe ti kthehet familjes, Defra pavaresisht dukjes tij te vrazhd siq po i shoh disa komente neper portale te njerzve, veq njo duheni me dite qe osht shum djal human, lutjet per Defrimin ne kto momente jon te nevojshme dhe te drejta. Defrim Kuqi, mos u dorezo” ka shkruar ai.
Ndryshe, personi qe u plagos sot rreth orës 11:00 nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë është në gjendje të rëndë.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla.
“Është pranuar një pacient i plagosur me armë zjarri, gjendja e tij është e rëndë”, ka thënë Syla.
Shiko foton: