Web Analytics
BallinaUncategorizedMësohet se për cilën modele e la Eros Grezda Oriolën

Mësohet se për cilën modele e la Eros Grezda Oriolën

Prej një viti, lidhje e modeles Oriola Marshi me futbollistin Eros Grezda ka bërë xhiron e rrjetit.

Pas shumë ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për ndarjen, por sipas mediave arsyeja e prishjes së lidhjes së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë.

Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele.

Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj.

Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra.

Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët por futbollisti ka nisur të pëlqejë fotot e saj muajit e fundit.

Të jenë këto komente shenjë e një lidhjeje mes të dyve? Mbetet për tu parë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit