”Messi kishte një pjesë të fajit për dështimin e Coutinhos te Barcelona”

Kjo sipas Rivaldo, i cili më parë u zhgënjye nga huazimi i Coutinho te Bayern Munich.

Braziliani u transferua në ‘Camp Nou’ për 142 milionë funte nga Liverpool, por nuk arriti t’i përmbushte pritshmëritë, përcjell lajmi.net.

“Unë gjithmonë besoja se Philippe Coutinho kishte aftësinë për të pasur sukses në Barcelonë, por gjërat po merrnin shumë kohë dhe të dy palët ranë dakord për një transferim në Bayern Munich”.

“Asnjëherë nuk është e lehtë të gjesh hapësirën tënde në një ekip ku Lionel Messi vazhdimisht merr gjithë lëvdatat dhe përgjegjësinë”, u shpreh Rivaldo.