Metoda e re për përdorimin e shamive në vend të maskës, më pak bllokim në frymëmarrje

Për të gjithë ata që i kanë bezdi dhe që nuk mund t’i durojnë maskat, ka një zgjidhje tjetër se si të mbrohemi nga Koronavirusi, shkruan “InfoKosova”.

Është bërë një lloj mode kohën e fundit edhe përdorimi i shamive për të mbuluar pjesën e hundës dhe gojën me të.

Ky përdorim i shamive ka ardhur si rezultat i lodhjes së disa personave që nuk mund t’i durojnë maskat të cilat ua bllokojnë frymëmarrjen dhe që iu pengojnë në vesh.

Në vendin tonë tashmë është bërë pothuajse obligative bartja e maskës në vende publike, e për ju që nuk mund t’i duroni maskat e zakonshme, është një metodë më e lehtë përdorimi i shamive sikurse maskë, e cila pothuajse e ka të njëjtin funksion të maskës në parandalimin e infektimit.

Këtë trend kanë filluar ta përdorin shumë persona në vendin tonë, por edhe në vendet tjera./InfoKosova/