Web Analytics
BallinaUncategorizedMevlani bën veprimin e papritur pasi u deklarua vetëm për Ledjanën

Mevlani bën veprimin e papritur pasi u deklarua vetëm për Ledjanën

Mevlani dhe Ledjana kanë qenë dyshja më e diskutuar në “Për’puthen” dhe më në fund pas 8 muajsh ata të dy janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin.

Si fillim ishte Mevlani ai që bëri deklaratën e fortë gjatë takimit të transmetuar ditën e djeshme.

Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë.

Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty.

Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty.

Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Mirëpo, nuk e dimë ç’ka ndodhur papritur mes çiftit, pasi Mevlani ka vendosur të fshijë nga rrjetet sociale çdo foto me Ledjanën.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit